Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA Yuri Kim dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca, me kryeministrin Edi Rama, të cilët i kanë shkuar në zyrë ditën e sotme.
Në qendër të diskutimeve mendohet se kanë qenë ndryshimet kushtetuese, për të cilat vijon të ketë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Ky është takimi i 3-të brenda pak ditëve mes Ramës dhe Kim, ku gjithmonë fokusi ka qenë të Reforma Zgjedhore dhe Ndryshimet Kushtetuese.
Ende nuk ka detaje të tjera nga takimi i ndodhur pak më parë.



