Infektohen 5 infermiere e 3 punonjës, të prekur dhe te Drejtoria e Taksimit
Shtohen rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë.
Mësohet se ditën e sotme janë regjistruar 9 raste në qytetin e Beratit.
Bëhet me dije se 8 raste janë shënuar në spitalin Rajonal të Beratit, prej të cilëve 5 infermiere në Repartet e Kirurgjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës, ndërkohë që janë diangnostikuar pozitivë një oksigjenist, një punonjës kaldaje dhe një punonjës magazine në këtë spital.
Sakaq, një person ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në Drejtorinë e Tatim-Taksave në Berat.
Kujtojmë që ditën e djeshme u shënua numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Ditën e djeshme 6 persona e humbën betejën me Covid, ndërsa u shënuan 139 raste të reja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



