E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: E keqja nuk vjen nga… Gramoz Ruçi  20 vjet aty….
Lajme

Lubonja: E keqja nuk vjen nga… Gramoz Ruçi 20 vjet aty….

Opozita duhet merret me 56% e shqiptarëve që duan të ikin

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje telefonike për “Opinion” në “News 24”, ka komentuar faktin se pse kryeparlamentari Gramoz Ruçi po atakohet nga opozita. Sipas tij kjo bëhet për të shmangur problematikat dhe për të mbajtur afër elektoratin që është persekutuar në kohën kur Ruçi ishte ministër i Brendshëm.
Pse opozita shqiptare sulmon Gramoz Ruçin? A dinë të na sqaroni këtë, pse atakohet Ruçi?

“Mendoj se e kaluar është shumë e rëndësishme. Disa tema janë të rëndësishme, që kanë bërë ndarjen mes PD dhe PS-së.

Ky është instrumentalizim i të kaluarës. Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm. Nuk janë këta problemet që duhet të trajtohen. E keqja e kësaj nuk vjen nga Ruçi sepse ai ka 20 vjet aty.

E kaluara është si një ikje nga problemet, ose mbajta afër e një elektorat që ka vuajtur periudhën e komunizmit.

Elektorati mbahet afër me problemet e ditës. Pse 56% e shqiptarëve duan të ikin. Këtë temë duhet të prekë opozita tani” tha Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.