Teuta mund Tiranën, fiton edhe Superkupën e Shqipërisë
Është mbyllur me fitoren 2-1 finalja e Superkupës së Shqipërisë me Tiranës dhe Teutës.
Ishin durrsakët që fitojnë për herë të parë këtë trofe në historinë e tyre. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por me Teutën që në pjesën e parë ishte më kërkuese.
Dy gabime të Tiranës, fillimisht me portierin Lika dhe më pas me mbrojtësin Najdovski bën që Hebaj të shënoi dy herë.
Bardheblutë u zgjuan vonë duke rihapur ndeshjen me Vrapin, por edhe pse me 10 lojtarë Teuta arriti të ruante deri në fund këtë avantazh duke fituar për herë të parë trofeun e Superkupës.
Teuta pas Kupës së Shqipërisë arrin t’i “rrëmbejë” Tiranës edhe Superkupën, me kampionët që siç duket e kanë mendjen te shorti i play-off në Europa League.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



