E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi shpall garën për strukturën e re. Ja deri kur kanë afat kandidatët për aplikimet
Publik News

Kuvendi shpall garën për strukturën e re. Ja deri kur kanë afat kandidatët për aplikimet

Kuvendi i Shqipërisë shpalli dje vakancat për kryetarin e ri të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, të zëvendëskryetarit dhe të 10 anëtarëve, 5 nga Komisioni Rregullator dhe 5 të KAS-it.kqz

Sipas njoftimit zyrtar në adresën zyrtare të kryesisë së Kuvendit, aplikantët duhet të dorëzojnë dosjet brenda datës 18 shtator. Ndërsa për secilin post jep kriteret kryesore se kush mund të aplikojë.

 

“Mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues ose të-ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut. Përzgjedhja e komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për nënkomisionerin e KQZ-së dhe anëtarët e Komisionit Rregullator, ndërsa për 5 anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksionet, kandidatët mund të jenë ish-gjyqtarë, ishkëshilltarë në Gjykatën Kushtetuese etj.

“Anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që vjen nga radhët e ish-gjyqtarëve, ishkëshilltarëve në Gjykatën Kushtetuese ose në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarëve të KQZ-së, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues ose të juristëve në profesion të lirë, me përvojë në gjykime administrative.

Përzgjedhja e anëtarit të KAS-it bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në shqyrtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentet apo referencat provuese të kandidatit për suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3-vjeçare veprimtarie”, përcaktohet në njoftimin e Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.