I riu shkon me plagë të rënda në spital, ndërron jetë
Policia bën me dije se i riu shkoi me plagë të rënda në spitalin e Shkodrës, por për fat të keq, ndërroi jetë.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



