E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Historia hoorror në familjen Buci/ Krijoi lidhje me Eglantinën dhe i ngriti kuthin e vrasjes
Uncategorized

Historia hoorror në familjen Buci/ Krijoi lidhje me Eglantinën dhe i ngriti kuthin e vrasjes

Detaje të tjera rrënqethëse zbardhen nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, shok me vëllanë e Eglantinës, vajzës që u vra nga babai dhe vëllai, Faik dhe Shkëlzen Buci për çështje nderi.

I penduari i drejtësisë ka treguar detajet e vrasjes, si është njohur me Shkëlzenin, babain e tij Faikun por edhe me Eglantinën, pasi familjarët i kërkuan që të bashkëpunonte për t’i ngritur asaj kurth për ta vrarë pasi nuk po e gjenin dot.

Ai thotë se kur arritën tek vendi që e vrau, i vëllai e nxori me forcë nga makina, kurse ajo qante. Më pas e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera.

“Unë jam mik me Shkëlzeën Bucin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga familja. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën për pajtim siç më tha.

Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buci i kërko i të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare.

Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim. Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa ajo e kuptoi dhe filloi të qante i tha do martohen me këdo person që doni ju vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm tek vendi që e vrau e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga e kam mbajt brenda vetes këtë barrë se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë.

Pasi e vrau motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye!

Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë”,- rrëfeu ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.