E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, burri përndjek, rreh dhe i ngul thikën 30 vjeçares te stacioni i autobusëve
Publik News

Tiranë, burri përndjek, rreh dhe i ngul thikën 30 vjeçares te stacioni i autobusëve

Një ngjarje e rëndë raportohet nga blutë e kryeqytetit ku një burrë ka përndjekur për një kohë të gjatë, ka dhunuar dhe ka goditur me thikë një grua 30 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 36 vjeç, pasi tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasen B. B., 30 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit u largua për në banesë.

NJOFTIMI 

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. G., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Indrit Cara”, në Kavajë, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;

M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.

E. B., 35 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në matjen e parë në masën 0.74 mg/litër dhe në matjen e dytë në masën 1.50 mg/litër.
—-
Nga seksioni për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Falsifikim i formularëve, vulave ose stampave”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.