E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është autori i plagosjes me armë në Tiranë, vëllai i “super-hajdutit” që ka kryer qindra vjedhje
Publik News

Ky është autori i plagosjes me armë në Tiranë, vëllai i “super-hajdutit” që ka kryer qindra vjedhje

Ky është Kevin Cungu, të cilin policia e ka shpallur në kërkim për plagosjen e shokut të tij, Rexhep Xhekja. Dy të rinjtë u përfshinë në një sherr në lokal dhe më pas dolën për t’u sqaruar jashtë, sqarim i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Kevin Cungu është vëllai i një prej të rinjve më problematikë në fushën e vjedhjeve, Markeljan Cungu, i konsideruar si superhajdut. Hera e fundit kur ai u përfshi në një ngjarje kriminale ishte ajo e datës 19 janar 2020 në banesën e një çifti të moshuarish. Ideatori kryesor i ngjarjes, i cili u shpall në kërkim, dyshohej se ishte Markelian Cungu, “superhajduti” që ka kryer qindra vjedhje që kur ishte në moshë të mitur. Ka qenë i arrestuari Fatjon Martënikaj që ka treguar emrin e ideatorit, duke deklaruar se planin e grabitjes së çiftit Petrit e Afërdita Laze e kishte thurur Markelian Cungu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.