E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fitorja e parë e kryeministrit britanik dhe rreziku nga rebelimi
Lajme

Fitorja e parë e kryeministrit britanik dhe rreziku nga rebelimi

Kryeministri Boris Johnson fitoi të hënën votimin e parë të disa votimeve në Parlament për planin e tij për të shkelur traktatin e Brexit-it, megjithëse ai përballet me një rebelim në rritje mes ligjvënësve që thonë se shkelja e ligjit ndërkombëtar do të dëmtojë reputacionin e Britanisë.

Johnson, i cili ka një shumicë prej 80 vendesh në Dhomën e Komunave, siguroi miratimin e të ashtuquajturit votim paraprak të Projektligjit për Tregun e Brendshëm, me 340 pro dhe 263 kundër.

 

BE-ja thotë se projekt-ligji i kryeministrit Johnson do të prishë bisedimet tregtare dhe do ta çojë Mbretërinë e Bashkuar drejt një Brexiti të pakontrolluar, ndërsa ish-udhëheqësit britanikë kanë paralajmëruar se shkelja e ligjit është një hap që dëmton imazhin e vendit.

Kryeministri Johnson tha se ishte e domosdoshme për të kundërshtuar ato që ai i quajti kërcënime absurde nga Brukseli, përfshirë idenë që Londra të vendosë kontrolle doganore midis Britanisë dhe Irlandës së Veriut dhe të imponojë një bllokadë ushqimore – hapa që ai tha kërcënojnë unitetin e Mbretërisë së Bashkuar.

“BE-ja ende nuk e ka hequr atë fishek nga tavolina,” i tha kryeministri Johnson Parlamentit para votimit. “Ajo që nuk mund të bëjmë tani është të tolerojmë një situatë ku homologët tanë të BE-së të besojnë seriozisht se kanë fuqinë për të shkatërruar vendin tonë.”

BE ka kërkuar që Britania të heqë pjesën kryesore të projektligjit deri në fund të shtatorit dhe se nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk do të ketë marrëveshje tregtare në fund të vitit që do të mbulonte gjithçka, nga pjesët e makinave e deri te ushqimi. VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.