E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furgoni del nga rruga  dhe përplas dy të moshuarit me biçikletë,
Publik News

Furgoni del nga rruga dhe përplas dy të moshuarit me biçikletë,

Sotir Avrami dhe Spiro Veshi kanë mbetur të plagosur në Berat, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy të moshuarit që udhëtonin me biçikleta, të cilët si pasojë e goditjes kanë përfunduar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

68 vjeçari Avrami dhe 63 vjeçari Veshi janë transportuar në spitalin e qytetit, ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj

***

Një aksident ka ndodhur sot në Bilisht.

Makina tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, si pasojë është plagosur lehtë shoferi.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.