E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbledhja e Këshillit Politik, Gjuknuri: Kërkesat e opozitës sebep për të mos gjetur kompromis
Publik News

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjuknuri: Kërkesat e opozitës sebep për të mos gjetur kompromis

Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e radhës e Këshillit Politik.

Bëhet me dije se përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, i ka quajtur sebepe për të mos gjetur kompromis kërkesat e opozitës për të dërguar në ODIHR çështjet që nuk janë dakordësuar në Këshill Politik.

Ndër të tjera ai është shprehur se propozimet e dhëna janë të bazuara në praktikat evropiane.

“Nuk mund te diktohet procesi i reformes nga kerkesat tuaja. Ne emailin tuaj me shume kerkoni sebep per te mos gjetur kompromis dhe kerkoni te imponoheni. Sipas jush kompromis eshte vetem ajo qe kerkoni ju. Propozimet tona jane te bazuara ne praktikat evropiane dhe nuk eshte se kemi bere shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve eshte pikerisht qendrim i yni i bazuar ne praktikat evropiane. Kerkesa juaj per ODIHR eshte per te zvarritur procesin dhe futur ne krize kushtetuese vendin. Une jam i hapur per kompromis per ceshtjet e tjera nese ju deklaroni se do te pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj qe disa ne fakt i keni dhene dhe ketu. Nuk pranojme te na diktohet konsensusi me kerkesa vetem te njeres pale. Qe te mbahet peng gjithcka vetem nga formulimi per koalicionet, kjo eshte taktike e juaja per te cuar ne pengimin e zbatimit te Kushtetutes.

Oferta jone eshte te pranojme formulen e koalicioneve sipas shembujve te vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista te hapura. Me pas per ceshtjen e listave dhe pragut hajdeni te diskutojme. Ne i qendrojme propozimit tone per listat por megjithate hajdeni te ulemi dhe te punojme per te gjetur kompromis. Tentativa qe konsensusi te quhet imponim vetem i njeres pale eshte i papranueshem per mazhorancen”, mësohet të ketë thënë Gjiknuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.