E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ e re, PD eleminon Rusmailin, ish- ministrin e Berishës për kryekomisioner
Publik News

KQZ e re, PD eleminon Rusmailin, ish- ministrin e Berishës për kryekomisioner

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.

 

Por Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, skualifikoi ish ministrin e qeverisë Berisha, Ilir Rusmali për pozicionin që ai kishte aplikuar si Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve.

Neni 183 i Kodit Zgjedhor për formimin kalimtar të organeve drejtuese dhe administratës zgjedhore përcakton se Komisioni Parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. Në zbatim të këtij përcaktimi, Komisioni përzgjodhi emrat:

1. Ilirjan Celibashi
2. Ilirjan Rusmali
3. Ardjan Myslimaj

Në zbatim të dispozitave ligjore, i dërguari i posaçëm pranë komisionit Bylykbashi eleminoi njërën prej kandidaturave të përzgjedhura, atë të Ilirjan Rusmali.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:

1. Ilirjan Celibashi
2. Ardjan Myslimaj

Në zbatim të procedurës, Bylykbashi në cilësinë e të dërguarit të posaçëm përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve përnënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit për komisionerin.

1. Lealba Pelingu
2. Agron Haxhimihali
3. Hysen Osmanaj

Komisioni, me votim eleminoi njërën nga kandidaturat e përzgjedhura, atë të z. Hysen Osmanaj.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e nënkomisionerit:

1. Lealba Pelingu
2. Agron Haxhimihali

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit Rregullator zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit Rregullator:

1. Ilirjana Nano
2. Dritan Çaka
3. Odeta Berberi
4. Muharrem Çakaj
5. Helga Vukaj

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve:

1. Ilirjan Rusmali
2. Elvin Lako
3. Koli Bele
4. Elvis Çefa
5. Ledio Braho

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.

Të pranishëm në mbledhjen e pasdites së sotme ishin: Kryetari i komisionit z.Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit: z. Adnor Shameti, z. Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, z. Myslim Murrizi dhe z. Edmond Stojku, përfaqësues të Pakices Parlamentare; si dhe z. Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

***

KQZ-ja e re/ Zbardhen emrat e propozuar nga PS dhe PD në Komisionin e Posaçëm

kqz

Mblidhet Komisioni i Posacëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re.

Komisioni po e zhvillon takimin me dyer të mbyllura, teksa Panorama mëson se Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmalin.

Por përfaqësuesi i posaçëm i opozitës, Oerd Bylykbashi e skualifikoi Ilir Rusmalin, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn.

Për Këshillin Rregullator propozohen nga PS (Dritan Çaka, Odeta Berberi, Ilirjana Nano), kurse PD propozon Helga Vukaj dhe LSI propozon Muharrem Cakajn.

Për KAS propozohen nga PS (Ervin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmajli), ndersa Ledio Braho dhe Elvis Cefa nga PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.