E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klinika dhe mjekët që kanë në dorë shëndetin e presidentit Trump
Publik News

Klinika dhe mjekët që kanë në dorë shëndetin e presidentit Trump

Në këtë klinikë Trump është në dorën e 8 mijë mjekëve më të mirë të vendit.

Ajo që ka habitur të gjithë përveç faktit që ka një trajtim special është suita mjekësore ku shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron.

spitali

“Suita është e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit,“– ka shkruar admirali Connie Mariano, i cili shërbeu si mjek i të dy presidentëve George Bush dhe Bill Clinton dhe ishte drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

trump

Walter Reed është figura e kujdesit ushtarak të SHBA-së, 7,100 anëtarët e stafit të saj janë shpërndarë në 100 klinika.

Për shkak se u ka shërbyer udhëheqësve të kombit, spitali është i pajisur me një krah të dedikuar për vizitorët nga zyrat më të larta si presidenti dhe zëvendës presidenti, të cilët zakonisht marrin shërbim në Njësinë e Vlerësimit dhe Trajtimit Mjekësor (METU).

METU është e sigurt, private dhe e ndarë nga pavijonet e tjera të spitalit.

suita

Sipas fotove të publikura, nga brenda shfaqet një dhomë ngrënie që ndriçohet nga një llambadar kristali dhe një tavolinë disa hapa nga shtrati i spitalit.

suita 1

Ndërsa, njëra nga dhomat është e zbukuruar dhe ka divan për pritje për vizitorët, si dhe teknologjinë e sigurisë për t’i siguruar presidenti Trump të vazhdojë të kryejë detyrat e tij presidenciale.

suita 2

Gjithashtu, Walter Reed ka 165 ‘Smart Suites’ të pajisura me ‘pajisje komunikimi dykahëshe, aftësi audiovizive dhe wireless si dhe argëtim pranë shtratit, të gjitha këto mund të kontrollohen përmes një tastiere të lëvizshme të montuar në mur.

Ronald Reagan ishte presidenti i fundit që u shtrua në spital si i sëmurë, pasi u plagos rëndë në 30 Mars 1981 jashtë hotelit Washington Hilton në një atentat në tentativë.

regan

Reagan u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar George Washington, i cili ishte pak më shumë se një milje larg dhe ishte kontrolluar në mënyrë rutinore nga Shërbimi Sekret si një vend i mundshëm i trajtimit urgjent për presidentin.

regan 1

Më pas ai u dërgua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Walter Reed.

suita ok

spital 10

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.