Ademi i përgjigjet Ramës për aksin e Velipojës: Vetëm ai klloun mund të jetë krenar për një rrugë gjysmake, burim aksidentesh
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur Kryeministrit Rama në lidhje me thumbimet e tij për rrugën e Velipojës, ku nuk la për bërë fajtore bashkinë dhe vetë Ademin.
Ajo thotë se vetëm një kryeministër klloun si ai mund të jetë krenar për një rrugë gjysmake që është burim aksidentesh.
Sipas Ademit, kreu i qeverisë është përgjegjësi kryesor që ajo rrugë u vonua 2 vite e gjysëm.
“Faktet e dokumentuara me foto e nxjerrin Edi Ramën një kryeministër që mashtron qytetarët me disa video propagandistike, që nuk kanë lidhje me realitetin”, shkruan kryebashkiakja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





