E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i KE ngriti shqetësimin e madh, Rama: Se kam lexuar, Antishpifja do kalojë në Kuvendin e Shqipërisë
Publik News

Raporti i KE ngriti shqetësimin e madh, Rama: Se kam lexuar, Antishpifja do kalojë në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pasi ka dalë nga mbledhja që zhvilloi në selinë e PS me drejtuesit socialistë në qarqe.

I pyetur për përzgjedhjen e kandidaturave për kryesinë e re të PS-së që do të votohet të premten nga asambleja, Rama tha se nuk do të flasë sot për çfarë do të ndodhë më vonë.

Nëse do të jetë Ditmir Bushati pjesë e kësaj liste, kreu i qeverisë iu përgjigj vetëm me një “Eee faleminderit” dhe kërkoi pyetje tjetër përpara se të largohej.

Pyetje: I keni përzgjedhur kandidaturat për kryesinë e re që do të votojë asambleja të premten?

Rama: Nuk do flas sot për atë që do ndodhë të premten se ka shumë kohë deri të pemten dhe mund të ndodhin shumë gjëra të rëndësishme.

Pyetje: A do jetë Ditmir Bushati në këtë listë?

Rama: Ahh faleminderit!

Kryeministri Edi Rama ka folur për median rreth paketës Antishpifje.

Rama është pyetur nëse pas raportit të Komisionit Europian do të tërhiet nga paketa Antishpifje.

Por Kreu i Qeverisë është shprehur se nuk e ka lexuar progres-raportin, ndërsa ligji Atishpifje do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Pytja e gazetares: Një ndër pikat kritikuese ishte ligji për median i cili në raport thuhej që do të qëndrojë nën vëshgimin e Venecias. A do të tërhiqeni nga Antishpifja?

Rama: Nuk kam lexuar progres-raportin. Di të them që ai ligj do kalojë në Kuvendin e Shqipërisë, sapo të ketë përfunduar reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në progres-raportin e publikuar ditën e sotme nënvizohej shqetësimi për rritjen e censurës dhe vetëcensurës dhe rreth pengesave të mundshme të lirisë së shprehej në vend, në lidhje me paketën Antishpifje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.