Nisma e PD:Të jepen falas librat shkollorë nga klasa e parë deri në të nëntën
PD, nismë në Kuvend:
Partia Demokratike do t’i paraqesë Kuvendit, amendamentin për dhënien falas librave të nxënësve shqiptarë nga klasa e parë deri në klasën e nënë.
Lajmin e dha sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentare. “Çështja e dytë që kemi diskutuar me prioritet, – tha ai, – ka qënë amendamenti që do t’i përcillet Kuvendit, për financimin nga Buxheti i Shtetit i gjithë librave të shkollës për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.”
Nismën e PD-së dhe të kryetarit të saj, Basha, e ka mbështetur indirekt edhe Ambasadori amerikan Donald Lu, i cili, më 30 shtator nga Rrësheni, iu drejtua nxënësve shqiptarë me këto fjalë:
“Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë opozitën, kërkuan libra falas për studentët. Ky është një vend i varfër. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë fondet që të blejë libra për studentët. Dhe kur qeveria thotë se nuk mund ta përballojë këtë, ju duhet ta pyesni si po paguajnë për godinat e tyre të dashura të qeverisë, për makinat e tyre luksoze dhe për udhëtimet e tyre jashtë vendit?!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



