Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë në qarqe, ‘kryesocialistët’ raportojnë për nisjen e fushatës
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot në mëngjes një takim me drejtuesit politikë në qarqe, dhe ka kërkuar raportim nga secili prej tyre për përgatitjet për fushatën zgjedhore.
Gjithashtu Rama, ka diskutuar me “kryesocialistët” e qarqeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshme të cilat i kanë shkuar Metës dhe pritet që ky i fundit t’i dekretojë apo t’i kthejë mbrapsht në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Metës për respektimin e 5 qershorit, Rama tha 5 qershori është respektuar.
“5 qershori është respektuar. Nuk ka asgjë më për të thënë dhe kohë për të humbur. Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë në mënyrë që të filloj implementimi”, tha Rama për gazetarët, ndërsa për kërkesën e Bashës për planin me 5 pika të PD, shtoi “Kush është ky plani me pesë pika.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



