Albana Vokshi shkon para inceneratorit të Fierit: 60 mijë ton mbetje duhet të përpunohen, por ai s’punon
Ish-deputetja e PD Albana Vokshi denoncon inceneratorin e Fierit, i cili sipas saj nuk është funksional dhe nuk është vënë në punë asnjëherë, por qeveria vazhdon i jep lekë.
Sipas saj, vetëm pak ditë më parë nga Thesari i Shtetit kanë kaluar 2 milion euro për llogari të dy inceneratorëve, atij të Fierit dhe Tiranës, por asnjëri prej tyre nuk punon.
“Vetëm para pak ditësh qeveria ka kaluar 2 milion euro për llogari të dy inceneratorëve. Inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës, duke e çuar totalin e fondeve për ta në 75 milion euro. Ku shkojnë këto para. Unë sot jam në vendin ku duhet të grumbullohen dhe të përpunohen nga inceneratori mbetjet e qarkut Fier. Përllogaritet se janë mbi 60 mijë tonë mbetje në një vit që duhet të përpunohen. Ajo që ndodh është se mbetjet grumbullohen por nuk përpunohen se inceneratori nuk është funksional”, u shpreh ish-deputetja Albana Vokshi, nga Mbrostari ku nodhet inceneratori i Fierit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



