E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga nesër MASKA me DETYRIM, drejtorja e ISHP: Me maskë në motor, ashensor, market dhe emisione!
Lajme

Nga nesër MASKA me DETYRIM, drejtorja e ISHP: Me maskë në motor, ashensor, market dhe emisione!

Nga dita e nesërme vendosja e maskës do të jetë e detyrueshme në çdo ambient publik dhe privat jashtë shtëpisë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, i ka rikujtuar qytetarëve se ku duhet ta vendosin maskën, dhe rastet kur lejohet ta heqin atë. Ajo tha se mosvendosja e maskës do të ndëshkohet me gjobë.

Sipas rregullave të reja, maska do të jetë e detyrueshme të vendoset menjëherë sa del nga shtëpia, gjatë ecjes në shkallët e pallatit, ashensor, markete, supermarkete zyra private dhe shtetëore, institucione fetare dhe teatro, opera apo aktivitete të tjera.

Ndërsa heqja e maskës do të jetë e lejueshme vetëm brenda shtëpisë, në makinë kur jeni vetëm apo me të afërmit, apo kur ju kërkohet nga policia apo banka për verifikim të identitetit.

Në rast kur maskën nuk mund ta mbani për arsye shëndetësore, këtë duhet ta provoni përmes një dokumentacioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.