Qeveria po punon për qytetarët’/ Yuri Kim përgënjeshtron: Nuk thashë ashtu
Një seri mediesh pranë qeverisë, përfshi këtu edhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, raportuan një ditë më parë se gjatë konferencës për prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta.
Vetë ambasadorja amerikane, teksa poston shkrimin nga ATSH, shkruan se kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo nuk ka thënë kështu.
“Ky titull është mashtrues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë,” shkruan ambasadorja, teksa poston shkrimin me titull: “Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”.
Ndërkohë, ambasadorja u shpreh dje se qeveria duhet të demonstrojë se po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



