‘Komiteti Teknik është thjesht udhëzues’, mjeku Koni tregon kush i merr vendimet për maskat dhe kufizimet e orareve
Mjeku i njohur Artan Koni është shprehur se nuk është Komiteti Teknik i Ekspertëve ai që merr vendimet për mbajtjen e maskave dhe kufizimet, por qeveria.
Sipas tij, Komiteti Teknik është thjesht udhëzues, ku doktorët vetëm këshillojnë, dhe më pas vendimi përfundimtar merret nga kryeministri dhe ministrat.
Ndërkohë për sa i përket mbajtjes së maskës në ambiente të hapura, mjeku Koni thotë se është kundër këtij vendimi, pasi maska duhet mbajtur vetëm nëse nuk respektohet distanca prej 2 metër.
“Komiteti Teknik është thjesht udhëzues, doktorët thjesht këshillojnë, vendimet i merr qeveria, këtë e thonë edhe doktorët. Prandaj ne nuk e kuptojmë se si janë marrë këto vendime. Jam kundër mbajtjes së maskave në ambiente të hapura.
Virusi nuk rri në ajër, transmetohet nga njeriu te njeriu me anë të spërklave. Thonë që nëse je në distancë 2 metër nuk mund të transmetohet, pra pse duhet të vendos unë maskë kur jam vetëm. Përse personat me biçikletë janë të përjashtuar dhe unë jo? Maska duhet mbajtur nëse nuk përmbushet kushti i 2 metrave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



