Largohet Drejtuesi i Policinë së Qarkut të Shkodrës Brahimaj
Niko Brahimaj nuk drejton më Policinë e Qarkut të Shkodrës. Raportohet se vendin e tij do ta zërë zv.drejtori Lorenc Meta.
Arsyet e largimit të Brahimaj janë komplikacionet shëndetësore që ka patur ditët e fundit.
Ish-kreu i Forcës Lëvizëse Operacionale (FLO) Niko Brahimaj u emërua nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, drejtues i Policisë së Qarkut të Shkodrës në mars të vitit 2019.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



