Arrestohet shqiptari me 90 mijë paund drogë, ‘gropën’ ia bëjnë komshinjtë
Një shqiptar është vënë në pranga nga policia angleze pasi kultivonte kanabis brenda një ferme në qytetin e Darwen.
Autoritet tregojnë se aktiviteti kriminal u bë i ditur pasi banorët rreth fermës kishin informuar policinë.
Në momentin e aksionit të policisë, shqiptari u hodh nga dritarja e shtëpisë dhe u ndoq nga efektivët deri sa e arrestuan
Oficeri i policisë u shpreh për mediat lokale se kjo fermë është pjesë e një bande që merren me krim të organizuar pasi në banesë u gjendën pajisje me vlerë mijëra paund për të ndihmuar rritjen e kanabisit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



