Gazetari që drejton emisionin “Përballë” në TVSH prej ditësh është karantinuar duke u përballur me sëmundjen nga shtëpia, por dy ditë më parë ka shkruar dy statuse në rrjetin social tëitter. Njëri prej të cilëve është për mjekët, dhe tjetri për lodhjen e mjekëve me gjithë enigmat që kanë njerëzit për sëmundjen.
“Le të mendojmë për një moment se mirë apo keq gjatë këtyre 8 muajve ne kemi patur fundjava dhe pushime verore- por mjekët dhe personeli shëndetësor që janë në vijën e pare kundër covid- 19 – janë heronjtë e kohës dhe kurrë nuk do të mundemi t’i vlerësojmë për atë çfarë po bëjnë!”, shkruan Lutfi Dervishi.
E më pas vazhdon për lodhjen e mjekëve për shkak të interesit të shtuar të njerëzve që janë me covid-19.
“E keni provuar lodhjen pas një dasme për shkak të pagjumësisë? Po mërzitjen kur 5 persona ju pyesin për të njëjtën gjë? Po bezdinë e telefonatave orë e pa orë më pyetjet nga më të çuditshmet? Po stresin kur nga puna juaj varen jetë njerëzore?” përfundon Dervishi.



