Arrestohet në Korçë Andi Mullalli, iu gjet armë në makinë
Një person, i identifikuar si Andi Mullalli, është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetain e Korçës, në afërsi të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.
Ai është ndaluar nga forcat e policisë dhe gjatë kontrollit në mjetin BMW X5, i është gjetur një armë zjarri.
31-vjeçari është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme. Mullalli është një emër i njohur për policinë, pasi pak muaj më parë doli nga burgu. Ai ka qenë i dënuar për marrje parash nën kërcënimin e armës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



