Kryemadhi: Aty vijnë nuset dhe bëjnë fotot e dasmës. Po lali Eri i ka deklaruar fustanet Dolce & Gabbana të gruas?!
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj, për vilën private në Gjirin e Lalzit.
Kryemadhi është pyetur nga gazetarët për këto akuza dhe ka thënë se vilën e saj e në Gjirin e Lalzit e ka të deklaruar, dhe para vilës çiftet e reja dhe nuset bëjnë foto. Ajo iu kundërpërgjigj “lali Erit” me një pyetje për të: Se kur do ta deklaronte ai vilën e tij dhe fustanet Dolce & Gabbana të bashkëshortes së tij.
“Dua të theksoj që Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalzit. Biles vijnë dhe bëjnë foto te vila. Vijnë dhe cifte e bëjnë foto para vilës time në Lalëz. Po puna është ky Lali Eri do ti deklarojë ato vilat e tij. Po ato fustanet e nuses së tij që janë Dolce & Gabbana?”, tha Kryemadhi.
Më herët, kryebashkiaku Veliaj është shprehur kështu për Kryemadhin: Arsyeja pse PS-ja vazhdon të fitojë është sepse iu shërbejmë njerëzve me përulësi. Themi sa shtëpi të njerëzve hallexhinj që i humbën gjatë tërmetit do bëjmë sot? Kurse ata mendoja sa shtëpi dhe vila do shtojnë në bregdet apo tek kodrat e Tiranës. Kush prej demokratëve dhe atyre të LSI-së thonë Luli dhe Monika, o zot na jep fuqi që të ndihmojmë njerëzit sot?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



