E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë
Publik News

Basha: Spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Me anë të një postimi në ‘twitter’ Basha shkruan se kryeministri Edi Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Sipas Bashës kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps sepse Rama nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione.

“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve,” shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.