E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëndohet bilanci i sulmit të Vjenës, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Publik News

Rëndohet bilanci i sulmit të Vjenës, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën shtatë persona ka humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist të ndodhur mbrëmjen e sotme afër një sinagoge (vend lutjesh për besimtarët hebre) në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Burime brenda komunitetit hebre në Austri thonë për mediat austriake se askush nga adhuruesit nuk u lëndua që kur sinagoga u mbyll në kohën e incidentit dhe të plagosurit duket se ishin oficerë policie.

Ngjarja ndodhi pranë një sinagoje (shtëpi adhurimi për hebrejtë) në zonën e një sheshi aty pranë, Schwedenplatz dhe sipas policisë nga të shtënat kanë mbetur të plagosur disa persona.

“Ka disa persona të plagosur. Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ”.thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e këtij sulmi. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.