E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia i ndërpret takimin e LSI në Durrës
Publik News

Policia i ndërpret takimin e LSI në Durrës

Kryemadhi ka marrë sot një gjobë të dytë, pasi edhe një ditë më parë, Panorama mësoi se Policia e kishte gjobitur Kryemadhin për mosmbajtjen e maskës.

Ja debati me efektivin

 

Polici: Mua s’më jep urdhër Edi Rama, mua më jep urdhër policia e shtetit

Kryemadhi: Policia e Shtetit e ke vendimin e paligjshëm. Polici sanitare, kaq.

Polici: Kartën me vete e keni? Keni shkelur aktin normativ për mosvendosjen e barrierës mbrojtëse, do ndëshkohesh 3 mijë lekë bashkë me zonjën.

Kryemadhi: Jeta e këtyre zotërinjve kushton më shumë se 3 mijë lekë gjobë.

Polici: Keni kartë me vete?

Kryemadhi:Unë jam Monika Kryemadhi vlla, e bija e Ramazan Kryemadhit, 9 prill 1974 datëlindja, 30 mijë lekëshi jot edhe i REdi Ramës s’është asgjë përballë shtëpisë së kësaj zonjës, kësaj që i kanë ikur të gjithë fëmijët, nuk ka gjobë që i zgjidh hallin.

Mos u shqetëso se më 25 prill do e gjobisin shqiptarët Edi Ramën, bam bam e do ja çjerrin maskën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.