E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shkarkuarit nga vetingu grupohen në një shoqatë. Padi Brunilda Bekteshit
Publik News

Të shkarkuarit nga vetingu grupohen në një shoqatë. Padi Brunilda Bekteshit

Edhe pse vetë janë potencialisht subjekt i ligjit për t’u hetuar për pasuritë e tyre të paligjshme dhe i hetimit pasi nuk i kanë justifikuar dot pasuritë e tyre e ngecën në rrjetën e vetingut, ata kanë krijuar një shoqatë dhe kanë paditur në SPAK Brunilda Bekteshin, një nga anëtaret e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që ka vendosur për largimin e tyre nga radhët e drejtësisë. Sipas “News 24”, Brunilda Bekteshi, pavarësisht se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, është paditur nga “Shoqata për drejtësi”, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë që ka ndërmarrë një fushatë shpifjesh nëpër rrjete sociale, duke shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të sanksionuar me ligj.

Kështu, për SPAK, nuk mjaftojnë vetëm të shkarkuarit e vetingut, gjyqtarë e prokurorë, por paralelisht duhet të kenë si subjekt të saj edhe ata që e kanë kaluar tashmë këtë proces e që gëzojnë mbështetje të plotë ndërkombëtare. Kujtojmë se në fillim të muajit të shkuar, komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, i shoqëruar nga shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, zhvilloi një takim me anëtarët e komisionit të vetingut, mes tyre edhe znj. Bekteshi, duke iu dhënë atyre mbështetje në misionin e tyre. Edhe ambasada amerikane doli me një prononcim në mbështetje të punës korrekte dhe profesionale të anëtarëve të KKP. Në një reagim në “Twitter”, Genoveva Ruiz Calavera dha mesazhin e qartë të saj, ndërsa bëri thirrje që të ndalen sulmet e padrejta ndaj disa anëtarëve të vetingut. “Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vetingut me komisionerin Oliver Varhelyi. Vetingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që Reforma në Drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shkroi Calavera.

Ndërkohë, komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, do të shprehej se BE mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për integrimin e Shqipërisë. “Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. EU mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë”, shkruante Varhelyi, në një postim në rrjete sociale pas takimit me anëtarët e komisionit të vetingut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.