E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Kush janë dy shqiptarët e kapur me 2.6 tonë kanabis në Mal të Zi
Publik News

Foto/ Kush janë dy shqiptarët e kapur me 2.6 tonë kanabis në Mal të Zi

Përveç një 40-vjeçari të arrestuar nga Policia malazeze, ndaj të cilit Gjykata atje vendosi masën e sigurisë me 30 ditë burg, në Shqipëri janë arrestuar edhe dy persona të tjerë: Arlind Tabaku, 36 vjeç dhe Përparim Shurdhi, 41 vjeç. Autoritetet malazeze prangosën tri ditë më parë, shoferin e kamionit, Ervis Çaliku, 40 vjeç. Policia e Shtetit njoftoi dje zyrtarisht se hetimet e përbashkëta me Policinë malazeze zbardhën tentativën për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.

Gjatë operacionit, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, janë kapur dhe vënë në pranga dy prej personave të përfshirë në tentativën për trafikimin e një sasie marijuane, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtor.

kamioni me droge mal i zi

HETIMET

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacione paraprake me homologët malazezë, dërgoi në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve nga Departamenti i Policisë Kriminale. Pas hetimeve të përbashkëta dhe një pune intensive hetimore të bërë nga strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, duke u përfshirë disa Drejtori Vendore, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje, identifikimi dhe lokalizimi i dy prej personave të përfshirë në tentativën për trafikimin e sasisë së marijuanës të kapur në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit (Bozhaj).

Si rezultat i punës së mirorganizuar, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Fier, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, i shtetasve: Arlind Tabaku, 36 vjeç dhe Përparim Shurdhi, 41 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër. Nga veprimet e para rezultoi se kamioni me drejtues shtetasin Ervis Çalliku ishte ngarkuar në magazinën në pronësi të shtetasit Përparim Shurdhi, i ndihmuar nga shtetasi Arlind Tabaku dhe personi i shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar prova të shumta që do të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale. “Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe homologët, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’, kryer në bashkëpunim”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.