E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoti nuk zëvëndëson  ndërgjegjen dhe arsyen tonë
Publik News

Zoti nuk zëvëndëson ndërgjegjen dhe arsyen tonë

 

Konfliktet në botë nuk janë asgjë tjetër përveç jashtësimit të kundërshtive të brendshme tonat. Janë mendimet e kundërta, ndjesitë dhe forcat që përplasen brenda nesh.

Kur dalin jashtë marrin formën e konflikteve familjare, komunitare, ndërshtetërore apo ndërpersonale. Paqja me veten është çelësi i zgjidhjes së shumë konflikteve.

Zgjidhja e konflikteve brenda vetes na jep mundësinë të zgjidhim ata jashtë vetes. Ja pse analiza, vetanaliza apo psikoanaliza na ndihmojnë të jemi njerëzit e zgjidhjeve dhe jo të problemeve.

Besimi në Zotin nuk është një zgjidhje e problemeve Deus ex macchina, si një magji. Besimi na jep dritën e nevojshme që të shoshisim më së miri se ç’rrugë duhet të zgjedhë ndërgjegja dhe arsyeja jonë drejt së mirës. Zoti nuk zëvendëson as ndërgjegjen dhe as arsyen. Na i ka dhënë t’i përdorim si duhet.

Po të vëmë re sa zemërim dhe inat, sa pakënaqësi dhe grindje ka brenda dhe jashtë nesh e kuptojmë se po humbim orientimin. Higjena mendore dhe shpirtërore në ne dhe përreth nesh është e sëmurë, do të thoja e infektuar.

Secili prej nesh ndikohet dhe ndikon situatën në të cilën ndodhemi si planet dhe si grupime më të vogla. Nuk jemi si para 100 vjetësh. Evoluimi tepër i shpejtë i shoqërisë dhe globalizimi i informacionit dhe i jetës po na vendos barra që para nesh nuk i kishin.

Ndaj më duket urgjent rikthimi në një dimension shpirtëror të shoqërisë dhe të individit në mënyrë që ky ndikim i ndërsjelltë të jetë sa më ndihmues për njeriun.

Shoqëritë e zhvilluara vazhdojnë me kokfortësi të mos duan të humbasin status quo-në e tyre, megjithëse në Afrikë, Azi, Amerikë Latine, Lindje të mesme madje edhe në Europë (Ballkan) ka shumë varfëri dhe eshka të ndezura konfliktesh.

Domensioni shpirtëror i jetës të ndryshon shikimin dhe mendësinë për një jetë individuale dhe shoqërore më të shëndetshme e më njerëzore. Këtë duhet të kërkojmë, një shoqëri më humane, ku të gjithë dhe çdo njeri është në vendin e vet dhe zhvillohet sipas origjinalitetit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.