Rama ka penguar drejtësinë në zbardhjen e të vërtetës për “Shtëpinë e verdhë”.
Dëgjova sot akuza nga Kryeministri Rama në formë pyetjesh (retorike) ndaj Kryetarit të PD Basha, për sa i përket lidhjes që ky i fundit ka me hetimet e Dicky Mart dhe “Shtëpinë e verdhë”.
Nuk mar përsipër të bëj avokatin mbrojtës të demokratit Basha dhe as të argumentoj apo vërtetoj se akuzat e Ramës janë të vërteta apo shpifje.
Jam e bindur se z. Basha do ndjekë gjithë rrugën ligjore ndaj këtyre akuzave por, ajo që më shqetëson është fakti se, pse Kryeministri Rama ka patur dijeni për gjithë këtë kohë për veprën penale që ai dyshon se ka konsumuar lideri opozitës Basha dhe nuk ka bërë kallëzim penal?
Në këto kushte unë mendoj se Edi Rama ka penguar drejtësinë në zbardhjen e të vërtetës dhe ka konsumuar veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal.
Sa më sipër Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tĕ Organizuar, SPAK duhet të fillojë hetimet në lidhje me këtë çështje dhe të marë të pandehur Kryeministrin Edi Kristaq Rama.
Kaq e thjeshtë është o SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



