E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku: Po mbushen  të gjitha  spitalet  dhe  sistemi mund të kalojë në kolaps
Publik News

Mjeku: Po mbushen të gjitha spitalet dhe sistemi mund të kalojë në kolaps

 

Mjeku Andi Koraqi thotë se nuk është koha që vendi të futet në karantinë të përgjithshme, por duhet të ketë një reduktim të orareve në bare dhe lokale, pasi transmetueshmëria është më e lartë në këto vende.

Sipas mjekut, nuk duhet të shkohet në asnjë mënyrë në mbushjen e të gjitha kapaciteteve spitalore pasi sistemi kalon në kolaps.

“Sigurisht masat vijnë duke u përshkallëzuar dhe janë indikatorët që e tregojnë se çfarë masash duhet të merrem. Nuk duhet të shkojmë në ezaurimin total të kapaciteteve spitalore, do të ishte një kolaps të sistemit shëndetësor. Masat e karantinimit shkojnë drejt kësaj për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Mendoj që për momentin nuk është e nevojshme një karantinim total, mjafton të bëhet një reduktim i orareve të bareve dhe restoranteve ose mbyllje e klubeve pasi është gjetur se transmetimi më i madh ndodh në këto nivele”, tha Koraqi për Abc News.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.