Keqmenaxhimi i pandemisë, Basha: Mjekët e familjes nuk kishin as protokoll trajtimi!
fjala e Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me gazetarët:
Basha: Mungesa e transparencës, mungesa e komunikimit, i kontribuohen në radhë të parë panikut. Mungesa e informacionit, mbjell paniku dhe nëse nuk ka transparencë, nuk ka asnjë llogaridhënie.
Ajo që thatë, një infermiere për 15 të shtruar në Sanatorium, ilustron problemin kryesor që kemi thënë prej kohëhs, mungesën e mbëhstetjes për sistemin shëndetësor në këtë kohë. Ndonëse kjo mënyrë e të vepruarit me gazetarët ka të bëjë me panikun që ka kapur strukturat shtetërore, s’kanë kohë për të dhënë informacion apo duan të fshehin të vërtetën?!
Gazetari Erion Skëndaj: Situata është shumë e turbullt dhe nuk mund të arrij dot në konkluzion të saktë. Mund të jenë dhe të dyja. Një gjë është e sigurtë, që prej dy vjetësh e gjysmë kam ngritur me forcë problemin e madh të ikjes së mjekëve dhe infermierëve….
Basha: Meqë jemi tek kjo pjesë, para disa ditësh kisha takim me mjekët e familjes, që në disa raste më thanë vëre veten në pozitën time. “Më ka ardhur dikush që është me COVID, shteti nuk më jep mundësinë ta faktoj që është me COVID dhe nëse qoftë e lë pa trajtim, ai mund të vdesë. I jap një kurë që deri para një jave e kisha dhe pa protokoll, e vendosja unë çfarë duhet t’i jap dhe i jap një a dy antibiotikë, kortizonikë, hollues gjaku etj etj. pra, ata kanë këtë problem, që deri para një jave nuk kanë pasur as protokoll trajtimi e tani thonë që u ka ardhur një dyfletësh, një udhëzim e thonë se që nga momenti që ka ardhur pacienti e deri sa vjen përgjigja e tamponit, ka kaluar një kohë që nuk mund të rrinë duarkryq se rrezikojnë jetën e pacientit.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



