E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komiteti Teknik njofton TRE MASAT e REJA: KUFIZOHET LËVIZJA, MBYLLEN baret dhe restorantet, administrata publike duhet…
Lajme

Komiteti Teknik njofton TRE MASAT e REJA: KUFIZOHET LËVIZJA, MBYLLEN baret dhe restorantet, administrata publike duhet…

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon tre masa të reja shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se është propozuar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Po i njëjti orar është propozuar edhe për mbylljen e bareve dhe restoranteve.

Masa e tretë është puna nga shtëpia e punonjësve të administratës publike.

DEKLARATA:

Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka analizuar situatën në Shqipëri. Në përputhje me zhvillimet e situatës në rajon e botë, kemi analizuar me hollësi rezultatin e masave të marra deri tani në këto kushte të zhvillimit të pandemisë.

Gjatë kësaj periudhe është vënë re një shtim i transmetueshmërisë, vlera e R në 1.3, për pasojë shtë rritur edhe incidenca në 177.4 raste për 100 mijë banorë. Në kushtet kur akoma nuk ka një medikament specifik mënyra më e mirë mbetet parandalimi.

Komiteti propozon të merren disa masa që ne i konsiderojmë në përputhje me situatën me intensitet mesatar. Ne vlerësojmë se duhet të marrim këto masa dhe i konsiderojmë të domosdoshme.

1.Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, me përjashtim lëvizjet për punë, emergjencat shëndetësore.

2.Aktivitetet e bareve dhe restoranteve 22:00, përveç shërbimit “delivery”

3.Administrata publike të punojë nga shtëpia

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë, në 11 nëntor dhe do të zgjasin për tre javë. Do të rishikohen çdo javë në varësi të ecurisë së situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.