E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me një raund mposht kundërshtarin boksieri shqiptar
Publik News

Me një raund mposht kundërshtarin boksieri shqiptar

Bisha” shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme. Marku e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të dueluara në ring.

 

Në përfundim të këtij triumfi spektakolar, Marku i ka emocionuar të gjithë me deklaratën në gjuhën më të bukur në botë duke u shprehur:

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen ju kamë thënë se unë kur futem brenda në ring jap shpirtin, se kjo është ajo që e dua më së shumti, faleminderit për përkrahjen”.

Boksieri shqiptar nuk ka nguruar t’i lëshojë sfidë një nga boksierëve më të mirë britanik të kësaj kategorie, Konor Ben, i cili sipas Markut ka frikë të ndeshet me luftëtarin shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.