E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti me magnitudë 5.5 në Gostivar që lëkundi dhe Tiranën, Qendrës Europiane ‘i bie’ faqa: U ndje në disa shtete në Ballkan
Publik News

Tërmeti me magnitudë 5.5 në Gostivar që lëkundi dhe Tiranën, Qendrës Europiane ‘i bie’ faqa: U ndje në disa shtete në Ballkan

Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit janë lëkundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 5.5 rihter, me epiqendër Gostivarin.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në orën 04.54 të mëngjesit të sotëm dhe në Tiranë kanë zgjatur për disa sekonda. I fortë tërmeti ka qenë dhe në qytetet pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në në vendin fqinj nuk raportohet as për dëme materiale e as për të plagosur.

Ndërkohë, faqa europiane e tërmeteve EMSC e cila është jofunksionale për momentin, shkruan se faqa ka rënë pasi ka pasur përdorues të shumtë që kanë tentuar ta aksesojnë. “Jo për t’u justifikuar por tërmeti është ndjerë në disa shtete ballkanike si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia… Vetëm në Shqipëri ne kemi 200.000 përdorues”, thuhet në njoftimin e EMSC.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.