E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleati i Bashës: Do dalim me 1 platformë por me dy lista deputetësh
Publik News

Aleati i Bashës: Do dalim me 1 platformë por me dy lista deputetësh

Kreu i LZHK Dash Shehi

Kreu i LZHK Dash Shehi, është shprehur sot se në zgjedhjet e 25 prillit 2021 opozita e bashkuar do të dalë me një platformë të përbashkët, por mund të ketë dy lista deputetësh.

“Do shkojmë me plaformë të përbashkët. Për të zgjeruar numrin e deputetëve mund të ndahen dhe në dy lista. Po presim për të treguar dhe respekt ndaj kërkesës së Metës në Venecia. Nëse do ketë hapësirë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve e mirëpresim. Ne si individë dhe si parti propozojmë të përfaqësohemi në parlament dhe të fusim sa më shumë deputetë në lista”, tha Shehi në Report Tv.

Ndërkohë, deri më sot nuk ka një vendim nga opozita e bashkuar në lidhje me mënyrën e garimit në zgjedhjet e 25 prillit, përveç kësaj deklarate të Shehit. Sakaq, i pyetur për masat e reja të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së njerëzve por dhe hapjen e bizneseve, Shehi është pajtuar me to.

“Po të mbyllshin dhe në 9, do të bënte mirë. Ne kemi për të mbajtur në këmbë 2 sektorë, arsimin, këtë fillor dhe linjën në punë, zinxhirin e punës. Sepse i bëjmë dëm ekonomisë. Me çdo kush të mbajmë  në këmbë këto 2 linja. Nëse kjo qeveri thotë këto 2 linja do i them dhe unë nja dy llafe të mira”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.