Meta publikon shprehjen e tij: Mbi Kushtetutën është vetëm populli, ky sistem oligark kërkon të kthejë shqiptarët në qenie pa vlerë
Presidenti Ilir Meta ka postuar një shprehje në rrjetet sociale, në të cilën shkruhet se mbi Kushtetutën është vetëm populli.
Sipas Metës 25 prilli i vitit 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem që ai e quan oligark.
Presidenti shprehet se ky sistemi aktual kërkon që t’i rikthejë shqiptarët në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.
Postimi i plotë:
Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.
Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.
KUSHTETUTA mbi të gjitha.
MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



