E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në Vlorë për Lungomaren, banorët kërkojnë të takohen: Po na prishen shtëpitë! Reagon kryeministri: Kush ka dokumente do shpronësohet
Lajme

Rama në Vlorë për Lungomaren, banorët kërkojnë të takohen: Po na prishen shtëpitë! Reagon kryeministri: Kush ka dokumente do shpronësohet

Kryeministri Rama është përballur me kërkesën e banorëve që u prishen shtëpitë nga ndërtimi i rrugës në Lungo Mare për shtëpitë e reja.

Ai ka qendruar mëngjesin e sotëm në Vlorë për të inspektuar punimet, por nuk është ndalur për të sqaruar banorët.

Një zonjë, ka pasur “fatin” të flasë me kryeministrin vetëm për pak caste.

Një zonjë: Zoti kryeministër, a ka mundësi të lutem një minutë?

Rama: Jo jo me distancë, edhe me distancë nga njëri tjetri

Zonja: Shumë falemnderit, edhe njëcikë të shqetësuar jemi. Na janë prishur objektet

Rama: Jeni dakord të bëhet rruga?

Zonja: Po dakord jemi…

Rama: Kush e ka me dokumente do shpronësoihet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente do trajohet me bonues qiraje për 3 vjet…

Zonja: Po më pas?

Rama: Më mbas ka program strehim social nga bashkia.

Zonja: Po një minutë, se kam për të thënë dicka…

Rama: Jo tani nuk kam unë cfarë të them…

Qytetarët janë ankuar për gazetarët se shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, kanë kohë që I kanë future dokumentet për legalizim. “15 vjet kam” thotë një banor I zonës që nuk është legalizuar.

Qeveria dhe bashkia kanë vendosur për ata banorë që kanë dokumente do të shpronësohen nga shteti. Të tjerët që nuk I kanë me dokumente, do të marrin një bonus qiraje për tre vjet, cka në fakt, është kundërshtuar nga banorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.