E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia nuk humb kohë, aplikon testet e shpejta anti-Covid, qytetarët testohen falas në makinë dhe në rrugë
Publik News

Greqia nuk humb kohë, aplikon testet e shpejta anti-Covid, qytetarët testohen falas në makinë dhe në rrugë

Prej disa ditësh situata paraqitet shqetësuese në Greqia sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme qytetarët në Larisa i janë nënshtruar testit të shpejtë për Covid falas, për të zbuluar kështu rastet si dhe për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe më tej.

Ekipet Shëndetëore (KOMY) kanë kryer teste të shpejta të antigjenit, në Larisa dhe Xanthi. Ata kanë testuar të gjithë qytetarët nëpër makina dhe ata që ndodheshin në rrugë.

Nënkryetarja e Bashkisë së Mbrojtjes Civile, përgjegjës për Covid, Vana Kliapi tha se të enjten 19 nëntor nga 10.00 në 15.00 në zonën ku zhvillohet tregu publik, përballë kishës së Agios Georgios në Nisë, dotë testohen sa më shumë qytetarë.

Ndërkohë që në Shqipëri testet e shpejta do të vinë për rreth 8-10 javë, këte e deklaroi drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.