E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përlotet Justina Aliaj, artistja nga Spitali Infektiv: Shpresoj se do të shërohem…
Publik News

Përlotet Justina Aliaj, artistja nga Spitali Infektiv: Shpresoj se do të shërohem…

E pyetur se si është gjendja e saj, Aliaj shprehet se është mirë, dhe ndihet e qetë aty, por shpreson që Zoti, ende ta lërë mbi tokë.
Featured image of article: Përlotet Justina Aliaj, artistja nga Spitali Infektiv: Në dashtë Zoti të më lërë, shpresoj se do të shërohem…Justina Aliaj, artistja shkodrane është përlotur para kamerave, teksa ka folur pas infektimit të saj me Covid-19. Para kamerës së News24, Aliaj ka treguar me lot në sy se shpreson shumë që të shërohet.

E pyetur se si është gjendja e saj, Aliaj shprehet se është mirë, dhe ndihet e qetë aty, por shpreson që Zoti, ende ta lërë mbi tokë.

“Mirë jam faleminderit. Më mirë jam. Jo nuk jam e trembur. Më mirë jam. Po në dashtë Zoti të më lërë…mirë do jem…Jam më mirë. Nuk jam e trembur. Njerëzve jashtë dua t’i them se e dua pafundësisht popullin tim. Unë shpresoj se do shërohem. Me thënë të drejtën, kam jashtëzakonisht shumë kujdes këtu ku jam në katin e parë, kam parë një mrekulli që e kanë bërë me mua. Fillimisht u tregova e papjekur se mendova se jam me grip, e vonova ardhjen dhe kur kam ardhur, po hyja në një tunel, domethënë nuk shihja as nuk ndjeja më asgjë. Por kur erdha këtu, filluam kurën intensive se nuk isha mirë. Faleminderit shumë,”- thotë ajo me lot në sy.

Momenti pas minutës 04:00

Justina Aliaj është prej disa ditësh në spital. Ajo rezultoi pozitive me Covid-19 dhe u shtrua tek Infketivi për shkak të gjendjes së rëndë. Tashmë është në gjendje më stabël.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.