E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkencëtari i vaksinës anti-COVID jep shpresë: Nga mesi i vitit të ardhshëm i kthehemi jetës normale
Publik News

Shkencëtari i vaksinës anti-COVID jep shpresë: Nga mesi i vitit të ardhshëm i kthehemi jetës normale

Drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin, që të hënën e kaluar njoftoi se së bashku me kompaninë Pfizer ka zhvilluar një vaksinë 90% efektive kundër koronavirusit, ka thënë se ajo mund t’i japë fund pandemisë. Sahin tha për “The Guardian” se nga mesi i vitit të ardhshëm do t’i kthehemi jetës normale, transmeton Gazeta Express.

“Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”, tha Sahin.

Shkencëtari me prejardhje turke shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina. “Vaksina pengon që COVID-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”, tha ai.

Lidhur me kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili akuzoi se lajmi për vaksinën u dha qëllimshëm pas zgjedhjeve në SHBA, Sahin theksoi se kjo çështje nuk duhet politizuar. “Hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar kurrë. Është çështje integriteti, nuk do të kishte qenë etike që të mbanim të fshehtë informacionin. E rëndësishme është që po merremi me vaksinën dhe nuk bëjmë politikë”, deklaroi Sahin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.