E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i PD tregon se si veprohet për të fshehur numrin e viktimave me covid: Dihet që pas ditës së 10 koronavirusi gjendet në mushkëri
Publik News

Eksperti i PD tregon se si veprohet për të fshehur numrin e viktimave me covid: Dihet që pas ditës së 10 koronavirusi gjendet në mushkëri

Ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka fshehur numrin e vërtetë të personave që kanë humbur jetë nga COVID, duke i bërë thirrje edhe Prokurorisë të fillojë hetimet.

Mjeku Gazment Koduzi, pjesë e grupit të ekspertëve të shëndetësisë të PD-së, në një intervistë për Abc News ka treguar se si vepron ministria e Shëndetësisë për fshehjen e numrit të vërtetë të viktimave.

Sipas tij, manipulimi i shifrave po ndodh përmes një tamponi negativizues që pacientëve të shtruar i merret pak ditë pasi qëndrojnë në spital.

“Problematika nuk qëndron tek kartelat e pacientëve, por te mënyra si i raporton Ministria e Shëndetësisë rastet e personave që humbin jetën nga Covid. Çdo person që humb jetën në spital shkon në morg. Këto numra janë të përcjellë nga spitalet Covid, një, dy dhe tre. Pra do të thotë që çdo person që del nga këto spitale është i diagnostikuar me Covid, pavarësisht me tampon pozitiv apo jo.

Ministria e Shëndetësisë kur bën raportimin e personave të shtruar në spital, apo personave të humbur jetën nuk përfshin në shifrat e saj ato persona që e kanë tamponin negativ. Dihet shkencërisht që pas ditës së 10 sa më shumë kalon koha aq më shumë janë gjasat që virusit të mos gjendet më në hapësirën e hundës dhe gojës po të jetë në mushkëri. Në këtë rast tamponi del negative”, shprehet Koduzi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.