E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E infektuara me COVID-19 tenton të futet në Shqipëri, policia e arreston
Publik News

E infektuara me COVID-19 tenton të futet në Shqipëri, policia e arreston

Një shtetase kosovare e infektuar me COVID-19 është arrestuar nga policia ditën e djeshme, pasi ka thyer karantinimin dhe ka tentuar të futet në territorin e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Vermicës, ku është dashur ndërhyrja e policisë që e infektuara të mos bëhej “bombë” infektimi për persona të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që persona të infektuar thyejnë masën e izolimit, por pasi janë kapur janë përballur me gjoba të majme, madje edhe me burg.

“PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.