E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës: Sfida më e madhe të mbajmë të rinjtë në këto troje
Publik News

Meta në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës: Sfida më e madhe të mbajmë të rinjtë në këto troje

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se kjo ishte ngjarja madhore që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit thotë se sfida më e madhe ditët e sotme është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.

“Nder i veçantë të merrja pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.
Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.
T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre.
Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër,” shkruan Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.