E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Kongresi i Manastirit, shënoi një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare
Politikë

Basha: Kongresi i Manastirit, shënoi një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar 112 vjetorin e mbylljes së punimeve në Kongresin e Manastirit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shprehet se kjo ngjarje shënoi një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare dhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

Postimi i plotë i Bashës:

Si sot 112 vjet më parë, mbylli punimet Kongresi i Manastirit, një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare.

Kjo ngjarje shënon një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare dhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

150 delegatë të të gjitha përkatësive fetare, nga të gjitha krahinat shqipfolëse dhe të diasporës vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin latin me 36 shkronja që përdorim sot e kësaj dite.

Kongresi shqyrtoi edhe rrethanat delikate politike të asaj kohe duke miratuar një program kombëtar me 18 pika që ngriti në një nivel të ri aspiratat tona kombëtare.

Sot i kujtojmë me nderim e përulje figurat e patriotëve dhe intelektualëve që organizuan këtë kongres dhe frymëzohemi prej tyre për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.