E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama publikon pa leje fotografitë e fëmijëve të Arlind Qorit
Publik News

Edi Rama publikon pa leje fotografitë e fëmijëve të Arlind Qorit

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale, një status ku i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë më shumë kohë në shtëpi, në mënyrë që të kujdesen për shëndetin. Këtë postim, kryeministri e shoqëron me një fotografi ku shfaqen dy fëmijë të vegjël.

Mirëpo, këtë fotografi, Rama e ka postuar pa leje dhe bëhet fjalë për dy fëmijët e pedagogut dhe aktivistit, Arlind Qori.

Qori shprehet se nuk ka dashur as vetë të publikojë në rrjetet sociale fotografitë e fëmijëve të tij, për të ruajtur privatësinë, por thotë se këtë e ka bërë sot për propagandë “njeriu që nuk ndalet përpara asgjëje”.

“Për të ruajtur njëfarë privatësie dhe për të mos hedhur grepin e lehtë të gjuajtjes së pëlqimeve në rrjetet sociale, deri më sot nuk kam postuar asnjë foto të fëmijëve të mi. Po ç’të shoh?! Sonte – pa kërkuar leje dhe pa grimë etike – imazhin e tyre e ka përdorur për propagandë ai që nuk ndalet përpara asgjëje.

Amla dhe Blini, si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, janë fëmijë të bukur. Por nuk është më e tillë Shqipëria që Edi Rama dhe sëra e tij e kanë përçudnuar si mos më keq“, shkruan Qori.

Më poshtë postimi i Edi Ramës.

Shënim: Fytyrat e fëmijëve janë mbuluar nga redaksia, ndërsa kryeministri i ka botuar pa asnjë filtër. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.